Konçensioni, 7 laboratorë në Gjirokastër i kalojnë firmës private

Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik konsorcumin mes një kompanie shqiptare me 100 mijë lekë kapital-Labopharma, kompanisë franceze Exalab dhe një kompanie të panjohur holandeze.

Ministria e Shëndetësisë shpalli bashkimin e kompanive Labopharma sh.p.k, Exalab France dhe AB Laboratory Solutions B.V me seli në Holandë fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik, vlera e së cilit parashikohet t’i kushtojë rreth 100 milionë dollarë buxhetit të shtetit për 10 vitet e ardhshme.

Sa i përket Gjirokastrës janë 7 laboratorë klinikë-biokimikë që do t’i kalojnë në përdorim firmës private.