Konfirmohet nga analizat, 56-vjeçari nga Libohova humbi jetën nga antrakksi (VIDEO)

adsfdgdfhfghAnalizat laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik kanë konfirmuar se 56-vjeçari nga Libohova ka humbur jetën i prekur nga antraksi, apo siç njihet në gjuhën popullore, plasja.

Antraksi është një sëmundje e rrezikshme, e cila  nuk transmetohet  vetëm nga konsumi i mishit të  infektuar.

“Një person që mund të jetë gërvishtur dhe të infektohet me spore, ose kur ther bagëti të sëmura, nga kjo shfaqet antraksi cutan. Kemi patur raste kur është transportuar edhe përmes mizave”, thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Pranë ISUV është marrë një mostër e mishit të kafshës  që ishte në frigoriferin e familjarëve për të vërtetuar nëse është prekur nga konsumi i mishit, ndonëse specialistët janë skeptikë për këtë analizë.

Libohova  në Gjirokastër dhe disa zona në Sarandë konsiderohen  vatra të antraksit prej vitesh, por ajo që e bën më shqetësues situatën dhe që e konfirmojnë edhe burime nga Ministria e Bujqësisë është se kafshët nuk vaksinohen më parë me qëllim parandalimin, por vetëm pasi është identifikuar  një vatër e infektuar.

Ndërkohë, nuk funksionon si duhet as koordinimi ndërmjet strukturave të veterinarisë dhe atyre të shëndetësisë.

“Kjo është nëj mangësi që ne nuk marrim raporte të rregullta në lidhje me vaksinimin e kafshëve. Në bazë të ligjit të ri, shërbimi veterinar duhet të raportojë rastet me antraks brenda 24 orëve”, thotë Bino.

Sipas Binos janë marrë masa për të mos lejuar përkeqësimin situatës tek familjarë të tjerë të qytetarit që humbi jetën nga antraksi.