Konfirmohet, serbi Milinkoviç mbetet timonier i Luftëtarit edhe për sezonin e ri

Serbi Mladen Milinkoviç do të jetë trajneri i Luftëtarit edhe për sezonin e ri 2017-2018.

Lajmin e bën me dije zëdhënësi i klubit, Rigels Malile. Në një dalje për mediat ai tha se Milinkoviç ka rinovuar kontratën me klubin gjirokastrit që në muajin prill.

Sipas tij spekullimet për largimin e serbit, flasin thjesht për punën e mirë që ai ka bërë me Luftëtarin.

Malile u shpreh më tej se ekipi do të grumbullohet në javën e ardhshme për të nisur fazën përgatitore dhe sa gjatë sezonit të ardhshëm nuk do të jetë me objektiv mbijetesa në ligën superiore, por pjesëmarrja në kupat e Evropës.