Korriku hyn i nxehtë, temperaturat pritet të arrijnë 41 gradë celsius

dad4ec325b1a8633af67505c699be549_MKorriku nis i nxehtë! Stina e verës ka hyrë bindshëm dhe kushdo që ka parashikuar të kalojë disa ditë në plazh këtë fundjavë por në 2 javëshin e parë do të mbetet i kënaqur pasi temperaturat do të kulmojnë, sidomos javën e parë. 

Me fat do të jenë ata që do të jenë buzë detit, liqenit apo në zonat malore, pasi pjesa tjetër do të detyrohet të ruhet nga i nxehti. Pritet që prej datës 4-5 Korrik e deri më 9 Korrik temperaturat të arrijnë deri më 40 dhe 41 gradë Celsius.

Pas kësaj date, pritet të bjerë paksa presioni i lartë atmosferik dhe temperaturat të stabilizohen në 31-32 e 34 gradë Celsius. Pritet që gjithë korriku të mbyllet me këtë ritëm temperaturash ku nuk do të mungojnë dhe shira të lehtë.