KQZ ‘vulos’ rezultatin e zgjedhjeve për Gjirokastrën, mandatet ndahen 3 PS, 1 PD dhe 1 LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 25 qershor, për tre qarqe.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, KQZ bën me dije se ajo ka shqyrtuar dhe miratuar projektvendimet:

“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.

“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.