Kreu i PD Gjirokastër: Kemi pas e kemi djem dhe nipër Blloku në PD

6f31a96f82a525fcca7d0a1f53c2d9ce_LNjë ditë pas shkrimit të Bledi Manes për Kordinatorin e Çështjeve Ligjore në PD, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në Facebook edhe kreu i demokratëve në Gjirokastër, Roland Bejko.

Ai e konsideron shkrimin si një negativitet të pashkak që nuk ka asnjë vlerë, ndërkohë që inkurajon më tej Salianjin në rolin e tij opozitar. Ndër të tjera Bejko shkruan:

“Thuhet në shkrim se z. Salianji e ka babanë kryetar komune si përfaqësues i PD –së. Po ky qenka lajm i mirë, pse na shitet si lajm i keq?!!! Ku është e keqja këtu?!! Ne kemi pas dhe kemi në PD djem e nipër blloku a sigurimsash e nuk jemi mërzitur, madje i kemi zgjedh a janë emëruar në forumet më të larta partiake e shtetërore”.

Në fund ai thekson se opozitarizmi ka nevojë për të gjithë qytetarët që ndjehen opozitarë.