Kreu i PD Gjirokastër shqetësohet pse nuk votuan socialistët e Lazaratit

bejko1Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij nuk ka lejuar socialistët e Lazaratit të votonin për delegatët e Kongresit të PS-së. Përmes një reagimi në Facebook, Bejko thotë se Rama është racist dhe se i urren lazaratasit.

Megjithëse është pak e pazakontë në Shqipëri që kryetari i një partie kundërshtare me PS-në, të shqetësohet pse anëtarësia socialiste nuk nuk votoi, Bejko anashkalon faktin që zgjedhje për delegatët e PS-së nuk pati as në Odrie e as brenda në Libohovë.

Pasi me rregullat e PS-së, vetëm nëse ka një anëtarësi me të paktën 100 persona, mund të nxjerrin një delegat për Kongresin. Në Lazarat, Odrie dhe Libohovë numri i anëtarëve ishte më pak se 100.

Në fund të reagimit të tij, Bejko u bën thirrje lazaratasve socialistë “të braktisin atë që i urren dhe të bashkohen me ata që i duan”. Më poshtë shënimi i tij i plotë.

Zgjedhje PS