Kryemadhi thirrje Ramës: Ndihmoje dhe Thimin nga Gjirokastra

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga takimi me strukturat e partisë në Elbasan, teksa ka ftuar gjithë shqiptarët të jenë pjesë e protestës së 27 janarit, si protesta e tyre dhe jo e opozitës, i është drejtuar me një mesazh të fortë kryeministrit Rama.

“I harroni bindjet politike, kjo nuk është protestë e opozitës, ju jeni të vetëdijshëm se sa mijëra familje janë pa ndihmë ekonomike, as për LSI e as për PD, por për të gjithë ata që janë larguar, për ata që nuk marrin dot pension se në emigracion e kanë humbur të drejtën, për naftëtarët që Rama i gënjeu dhe sot vazhdojnë protestojnë pa zgjidhje”- tha Kryemadhi.

Ajo lëshoi akuza të forta ndaj Ramës, duke i kujtuar atij, se zot i shqiptarëve janë shqiptarët se janë ata që vendosin për fatet e tyre.

“Unë e përshendes Ramën për ndihmesën që i dha mësueses nga rrësheni për ilaçet për kancerin, por do të dëshirojë që Rama ta bënte këtë edhe për Mrikën nga Lezha, Suelën nga Librazhdi, Astritin nga Korca, Thimin nga Gjirokastra, Hasanin nga Babrruja, Petritin nga Kamza e për mijëra të tjerë të sëmurë që rrinë në dyert e spitalit. Gjesti i Ramës me mësuesen të mos ishte teatër, doja që ai të mos zgjidhte hallin enjë individi që paraqitet në media, por të mijëra shqiptarëve”- tha ajo.