Kthehen emigrantët, sërish radhë në Kakavijë. Pala greke punon me një sportel

kakavijeRikthehen sërish radhët në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Qindra automjete kanë pritur për orë më radhë për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë pasi pala greke punonte vetëm me një sportel.

Ndërkohë pala shqiptare punonte me 4 sportele.

Përgjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë në vendin tonë mbi 2900 automjete.

Pjesa më e madhe e atyre që kthehen janë emigrantë shqiptarë që kalojnë pushimet në vendlindje.

Pritet që fluksi më i lartë të shënohet gjatë javës së parë të muajit gusht.

|Libohova Online|