Kthimi i emigrantëve kaos në rrugët e Gjirokastrës (VIDEO)

Gjirokastraaaa_5Të lëvizësh më makinë në rrugët e Gjirokastrës në këtë periudhë të vitit është një shqetësim më vete për drejtuesit e mjeteve. Kthimi I emigrantëve dhe ardhja vizitorve të shumtë kanë shtuar numrin mjeteve në qarkullim në qytetin e gurtë. Pavarësisht punës së strukturave të rendit aksidentet kanë qënë të pashmnagshme madje edhe me pasoja në jete njerëzish.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në një nga rrugët kryesore të qytetit të gurtë nuk kanë nevojë për koment. Përvçe numrit të lartë të mjeteve në qarkullim problem mbetet mosrrespektimi i rregullave të qarkullimit kryesisht nga emigrantët

Efektivët e policies rrugore i bëjnë apel drejtuesve te mjeteve të rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.