KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Foto të tjera nga aksidenti tragjik në Jorgucat

Policia e Gjirokastrës jep detaje nga aksidenti tragjik sot te Kthesa e Jorgucatit.

Në një njoftim të fundit thuhet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi F.A, 24 vjeç nga Tepelena. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur tek “Kthesa e Jorgucatit” ku u përplasën tre mjete me targa: mjeti tip furgon AA 802 IV me drejtues Sh.K, mjeti tip “Seat” AA 003 AF me drejtues F.A dhe mjeti tip BMV me drejtues shtetasin A.L.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Sh.K, 43vjeç, banues në Peqin(drejtuesi i furgonit)

I.R, 58 vjeç, banues në Peqin(pasagjeri i furgonit).

Si dhe ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Seat”, shtetasi F.A, 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.