Kumbaro: Investojmë 4 milionë euro në ujësjellësin e ri të Përmetit (VIDEO)

Mirela Kumbaro është takuar me banorë të lagjes “Tregu” në Përmet. Ajo ka thënë se falë investimeve në infrastrukturë që janë bërë këto vite, qyteti dikur i harruar sot është shndërruar në një prej qendrave turistike në jug të vendit. Ndërsa rruga Këlcyrë-Përmet po mbaron, Kumbaro tha se do të investohen 4 milionë euro për ujësjellësin e ri të qytetit.

Përmeti ishte një xhep i harruar ku nuk i shkonte në mendje asnjë qeverie të fuste dorën për ta parë nëse e kishte apo jo. Ndërkohë që ju e keni parë, që vetëm në vitin e fundit sesi është rritur fluksi i vizitorëve, sesi po kthehet vëmedja në Përmet pas investimeve në qendër, por jo vetëm në qendër. Ka plot lagje të tjera që meritojnë vëmendjen që nuk e kanë patur dhe sot më thonë, “po tek ne kur do të vijë Rilindja Urbane”. Rruga Këlcyrë-Përmet po mbaron, kemi nxjerrë investimin prej 4 milionë eurosh për plagën më të madhe që kishte Përmeti, ujësjellësi i qytetit, i cili fillon të ndërtohet brenda verës,- tha Kumbaro.