Kumbaro njofton vendimin: Financohet ndërtimi i Unazës së Pogonit

Një tjetër investim i rëndësishëm pritet të nisë së shpejti në zonat rurale të qarkut Gjirokastër. Është fjala për “Unazën e Pogonit”, në Bashkinë Dropull. Lajmin e njofton ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përmes një mesazhi të postuar në faqen e saj në Facebook.

“Pogoni i Pandeli Sotirit. Sot ne Komitetin e Zhvillimit Rajonal. Qeveria shqiptare vendosi financimin e “Unazes se Pogonit”, duke siguruar keshtu infrastrukturen jo vetem per banoret e zones, emigrantet qe kthehen ne shtepi por edhe turizmin e nje prej zonave me te bukura te Shqiperise, me histori e kulture! E lumtur qe jam pjese e ketij vendimi!”, shkruan Kumbaro.

Aktualisht janë drejt përfundimit restaurimi i Kishës së Labovës dhe rruga e fshatit, si dhe pritet të nisë së shpejti rruga nga Kthesa e Libohovës drejt Suhës, investime këto që kanë impakt të madh në zhvillimin e zonës.