Kumbaro rihap pas 10 vitesh Qendrën e Artizanatit në Antigone (FOTO)

Artizanët e Antigonesë kanë riçelur pas 10 vitesh ndërprerjeje Qendrën e Artizanatit për punimet e leshit dhe pambukut.

Janë rreth 30 gra dhe vajza nga disa fshatra të njësisë Antigone që do të rijetëzojnë qendrën si pjesë e një programi të Ministrisë së Kulturës. Ligji i fundit për lehtësimin e zejeve, sipas ministres Mirela Kumbaro, e pranishme në ceremoninë e riçeljes se qendrës, do të mbështesë këtë aktivitet dhe do të mundësojë promovimin e produkteve.

“Është një projekt që ne e kemi zhvilluar në disa treva të Shqipërisë. Në zonat dhe fshatrat ku është ruajtur tradita e punimit të leshit apo e qeramikës, Ministria e Kulturës ka një strategji për nxitjen e tyre”, tha Kumbaro.

Ndërkaq, artizanet e Antigonesë kërkuan mbështetje për gjetjen e tregjeve për produktet artizanale, kryesisht mbulesat, shtrojet dhe punimet dekorative prej leshi.

Qendra e Artizanatit u çel 13 vite më parë, me mbështetjen e një fondacioni norvegjez. Programi aktual synon ta kthejë këtë ndërmarrje në një ekonomi ndihmëse për më shumë se 30 familje të zonës./tch

Image may contain: 5 people

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 5 people, people sitting

Image may contain: 7 people, shoes

Image may contain: 5 people, people sitting and shoes

Image may contain: people sitting

Image may contain: food

Image may contain: indoor

No automatic alt text available.

Image may contain: 5 people, people sitting

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people sitting and food

Image may contain: 5 people

Image may contain: 2 people, people sitting