Kur në Libohovë vinin… italianët (Foto)

 Kur në Libohovë vinin… italianët (Foto)

08Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur rreth 15 vjet më parë në Libohovë, në ambjente e aktivitete të ndryshme që organizoheshin asokohe nga një grup italianësh. Këta të fundit, kryesisht të rinj, vinin çdo verë në Libohovë në kuadër të nismave dhe projekteve që i shërbenin shkëmbimit kulturor mes dy vendeve. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në Libohovë, fëmijët dhe të rinjtë i shihje të angazhuar në konkurse, lojëra, projekte të ndryshme dhe kurse për mësimin e gjuhës italiane.

Ishte diçka fantastike, aq më tepër po të kemi parasysh që fëmijët dhe rinia e asaj kohe ishte ende e trazuar me ato çfarë i kishin parë sytë e dëgjuar veshët në vitin e mbrapshtë 1997. Në këtë kontekst, falë aktiviteteve që organizonin pikërisht këta të rinj italianë, brezi i atëhershëm mbushte kohën me gjëra që i vlenin moshës së tyre, mirëedukimit dhe të formimit qytetar. Kjo eksperiencë u përsërit dy apo tre sezone verore dhe më pas u ndërpre, por me siguri që i gjithë brezi i asaj kohe e kujton me nostalgji atë periudhë. Akoma më nostalgjikë do bëhen ata që mund të shohin veten para shumë kohësh në këto foto, të cilat i kemi marrë nga profili në Facebook i njerit prej të rinjve italianë që ishte në Libohovë ato vite.

06

07

05

04

02

03

01

Libohova Online