Kur ngryset 8 Marsi!

Nga Mirela Kumbaro 

??Nuk u nguta sot që të shkruaja status mëngjesor për 8 Marsin, aq më pak ta konsideroja vetëm festë.
??Në orën e mbrëmjes kur turravrapi i ditës ul ritmin dua të them dy fjalë për Gruan në ditën kur flitet më shumë se kurrë për të drejtat e saj, po ende nuk bëhet sa duhet, ndonëse ato vetë bëjnë gjithë ç’duhet në emër të jetës.
❗️Dhe mos i kërkoni modelet më të mira nëpër ekrane!
Modelet më të mira, heroinat që frymëzojnë i takoj për ditë në qytetet e fshatrat ku lëviz në të 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës.
?E kam per nder t’ju prezantoj me disa prej tyre :
? Alma??‍♀️ në Përmet, rrobaqepëse?, ndonëse ky vit i prapë pandemie nuk e favorizon biznesin e saj të vogël, ajo nuk e humbet buzëqeshjen, nuk e ndal makinën qepëse?, dhe i përshtatet tregut me maskat? më simpatike që kam parë e që me qejf të madh i bleva për dhurata në Tiranë.
?Donika ??‍?, një zonjë përmetare nga ato që oborrin e shtëpisë e ka fiks siç mund ta përfytyroni Përmetin : një bahçe me trëndafila?. Ama kjo s’e pengon të punojë gjithë ditën në dyqanin e saj në shëtitoren e Permetit, ku me të njëjtën elegancë si në shtëpinë e saj gjen gjithçka i duhet një amvise?????✂️?. Madje edhe mjaltin? e rrallë të Ogrenit në Frashër?.
?Elisabeta?‍?, labovitja e martuar në Përmet, kthyer nga emigracioni në Greqi e që ka hapur furrën e saj të bukës?? me bashkëshortin e që janë prova më e mirë se sa me vlerë është të investosh kursimet në atdhe.
?Dallëndyshja, ose si i thonë ndryshe teto Gaxhua, në Libohovë, plaka e bukur me sy të kaltër, që mosha 80 e kusur vjeç nuk e pengon të punojë si të rinjtë në « kosht »?siç i thonë kopshtit në Libohovë. Mbjell patate?, krasit pemët?, përgatit vreshtin? dhe me vështrimin shpuzë më flet me nostalgji për gjyshen?? time se si ia doli të rriste vetë fëmijët e saj jetimë, mes tyre im atë.
?Vana, një tjetër libohovite nga lagjia Hoxhallarë në Libohovë, që punonte bashkë me familjen, dhe që pyetjet kryesore i kishte për skemat e subvencioneve për krerët e bagëtive?? që kishte e me të cilat mbanin ekonominë e familjes??.
?Nasko quhet zonja e shtëpisë që kishte punuar tërë jetën me të shoqin për të ndërtuar shtëpinë? që kishin sot, duke ngarkuar me krahë materialet e ndërtimit?, dhe ngritur me thonj folene e tyre në lagjen ?Hoxhallarë në Libovohë, prej te ciles nuk m’i kurseu tufat me zymbyle? e me manxurane?
?Këto, dhe jo vetëm këto, se ka plot si këto gra për të cilat do t’ju flas në vijim, janë heroina?, dhe i japin kuptim fjalës GRUA, se femër lind, Grua bëhesh !