Kurban Bajrami, kryebashkiakja e Libohovës uron besimtarët myslimanë

dfdgKryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Mandi thotë gjithashtu se kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë edhe për t’u treguar më solidarë me njëri-tjetrin dhe sidomos me njerëzit në nevojë.

“Miq të besimit mysliman në Libohovë e kudo qofshi tjetër, dëshiroj t’ju shpreh urimet më të mira për këtë ditë të shënuar. Gëzuar Kurban Bajramin! Qoftë kjo ditë e bekuar një moment reflektimi për t’u treguar më solidarë me njëri-tjetrin, më mirëkuptues, më bashkëpunues dhe të mos harrojmë të kthejmë sytë nga të pamundurit, nga njerëzit në nevojë. Urime dhe gëzuar!”, përfundon kryebashkiakja e Libohovës mesazhin e urimit për Kurban Bajramin.

/Libohova Online/