Kush është drejtori i ri i Policisë në Gjirokastër

Pas shkarkimit të Aranit Arapit nga posti i drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, ArgjiroLajm.net mëson emrin e pasuesit të tij në këtë detyrë.

Burimet thonë se Haki Çako do të emërojë në Gjirokastër Lorenc Paganikën. Nga shkurti i vitit 2015 deri në korri të vitit 2016, Paganika ka qenë drejtor i Policisë së Shkodrës.

Më pas u shkarkua nga kjo detyrë, për të marrë pozicionin e Shefit të Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë. Lorenc Paganika ka lindur në Korçë në vitin 1972. Ai ka qenë më herët drejtor policie në Berat, Shkodër dhe me disa detyra të tjera në Policinë e Shtetit.

Aranit Arapi u shkarkua bashkë me gjithë drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit në qarqe. Këto lëvizje janë bërë në bazë të rezultateve të tyre, por shihen edhe si një përpjekje për të intensifikuar luftën kundër kanabisit.

/ArgjiroLajm.net/