Kush është gruaja që futi në kurth kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

auto_gjykata_gjirokaster1477599701Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale.

Kodra tha se gruaja është rreth të 40­-tave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ish­vjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.

Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai palo­gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.

“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra.