Kushte skandaloze, të presësh urban te ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër (VIDEO)

Në këto ditë të nxehta vere mungesa e një terminali për mjetet e transportit publik në Gjirokastër është kthyer në shqetësim për banorët që udhëtojnë në drejtim të zonave të tjera të vendit.

Në mungesë të kushteve, pasagjerët qëndrojnë nën diellin përvëlues në vendin e quajtur Ura e Lumit në hyrje të qytetit, ne pritje te autobuzin apo furgonit te radhës.

Po kaq e vështirë pritja për ta është edhe gjatë të ftohtit të dimrit. “Na duhet të presim në mes të vapës, shiut apo ftohtit.

Sikur të bëhej terminali do ishte gjë e mirë, skemi pse të presim në rrugë” u shprehen disa udhëtarë. Ndërtimi i një terminali udhëtarësh në Gjirokastër do të ndihmonte jo vetëm banorët por edhe turistët që udhëtojnë në destinacione të ndryshme, brenda dhe jashtë Gjirokastres.