Laçjani kërcënon prindin nga Gjirokastra: Më jep 30 mijë euro ose do të të vras djalin

policia-kontrolle-naten-2-620x412 (1)“Më jep 30 mijë euro ose do të vras djalin”. Ky është kërcënimi që nje qytetar nga Laçi i bëri një prindi nga Gjirokastra me iniciale S.H. Policia ka nisur procedimin penal ndaj pengmarrësit dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi A.Gj., 36 vjeç banues në Laç, ka mbajtur peng për disa orë të riun 25-vjeçar, shtetasin A.H.

Ai e ka futur në një ambient të izoluar, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Milot, pranë një pike karburanti dhe i ka bërë presion të vazhdueshëm. Gjithashtu laçiani nëpërmjet telefonit i ka kërkuar para babait të pengut të tij, duke i thënë se nëse nuk ia dorëzon, atëherë nuk do e shihte më djalin e tij.

Sipas gazetës “Shqip”, 36-vjeçari e ka paralajmëruar që të mos njoftojë policinë, pasi situata do të rëndohet edhe më shumë. Pas disa orëve 25-vjeçari është lënë i lirë. Ndaj autorit të ngjarjes rëndon akuza e heqjes së lirisë së personit.