Lajm i mirë, dalin analizat për 14 policë në Gjirokastër. Nuk janë të infektuar me Covid-19

Kanë dalë mëngjesin e sotëm përgjigjet e tamponëve për 14 punonjës policie në Gjirokastër, të cilët ishin në turn momentin kur hyri në Kakavijë emigranti i infektuar me Covid-19. Fatmirësisht ata nuk kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë sot pritet që të tjerë punonjës të policisë kufitare në Kakavijë t’i nënshtrohen testit të Covid19. Dje u shënua rasti i parë me koronavirus në qarkun Gjirokastër. I infektuari ishte një emigrantë që kishte hyrë para 5 ditësh nga Kakavija. Ai qëndronte në karantinë në një hotel të Këlcyrës.  Raportohet se deri tani gjendja e tij shëndetësore e tij paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para.