Lajm i mirë, nis vaksinimi antiCovid në Gjirokastër

78 doza të vaksinës anti Covid kanë mbërritur në total në DSHP e Gjirokastrës. 63 prej tyre janë shpërndarë në shtëpinë e të moshuarve. 47 janë aplikuar për të moshuarit nga 52 që ka institucioni. 16 doza për personelin nga 23 punonjës të institucionit. Janë përjashtuar nga marrja e vaksinës personat që kanë probleme shëndetësore si reaksione. Ndërsa një pjesë e mjekëve të Gjirokastrës janë nisur drejt Vlorës për tu vaksinuar.