Lazarat, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 22 vite burg

lazarat-4-1024x740Një person i shpallur në kërkim në Lazarat, për tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë, u arrestua sot nga Drejtoria e  Forcës së Posaçme të Policisë së Shtetit.

Alfons Buzheri, 28 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”,Gjirokastër, u vu në pranga pasi ishte dënuar me 22 vjet burg  nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale, “Rrëmbim Personi kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim të torturës “.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi, gjykata kishte caktuar “Arrest në Burg” për “Vrasje të  punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.