“Lazarat Burning”, ja aktorët që do të luajnë në filmin Hollywood-ian

tmp_12759-Screenshot_2016-03-05-23-16-57475159548Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës. Revista “Anabel” shkruan se kompania filmike “Mercury Films”, që do të sjellë në jetë këtë film, që parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik ndonjëherë në Shqipëri. “Lazarat Burning” do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollywood-it por jo vetëm; aktorë shumë të njohur rusë do të jenë pjesë e këtij kasti, si edhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar.

Albana Osmani, moderatorja e “Fiks Fare”, do të debutojë në këtë film për herë të parë si aktore me një rol shumë të rëndësishëm për ngjarjen e filmit. Bashkë me të, do të luajnë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, të 3 emra të njohur të fushës së filmit.

Producentët e Mercury Films, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare. “Lazarat Burning” do të shfaqë një Shqipëri krejt ndryshe; larg hiperbolizimeve, në këtë film rrëfehen shqiptarët që luftojnë për idealet, mes gjiththçkaje u është dashur të kalojnë.