Lazarat, një tjetër i arrestuar nga grupi i zjarrit që sulmoi policinë

Lazarat policiaKapet  një tjetër person  nga Lazarati  i shpallur në kërkim për sulm me armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit antidrogë Qershor 2014 në Lazarat, si dhe për një sasi të madhe lënde narkotike të sekuestruar gjatë operacionit nga Policia në banesën e tij në Lazarat.

‘’Vrasje e Punonjësve të Policisë ,në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.”.(Arrest në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë)

“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.(Arrest ne burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë)

‘’Prodhim dhe Shitje e Lëndëve Narkotike’’ .(Arrest në burg nga Gjykata e Gjirokastrës).

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër   kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një tjetër personi nga Lazarati të shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe konkretisht:

Ndalohet shtetasi Alfred Proko,48 vjeç,, lindur në Lazarat  Gjirokastër.

Për këtë shtetas është lëshuar urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,e cila ka vendosur masën ‘’Arrest me Burg’’ për veprat penale ‘’Vrasje e Punonjësve te policisë në bashkëpunim,e mbetur në tentativë dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’’ të parashikuara nga nenet 76/b-25-22, 278/2/3 të Kodit Penal.