Lazarat, RENEA arreston tre bashkëpunëtorë të vëllezërve Aliko

lazarat-7-1024x705Në vijim të operacionit në Lazarat policia njofton sot në mëngjes arrestimin e tre shtetasve të tjerë.

1-Klodian  Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër,

2-Elvis  Boci, 19 vjeç, banues ne fshatin “Lazarat”, Gjirtokaster,

3-Dervish  Gaba, 20 vjeç, banues në “Lazarat”,Gjirokastër

Ndalimi I këtyre shtetasve u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdher  ndalimi për ta, pasi dyshohet  se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policies RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë.  Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.