Lazaratasi qëllon policin me grusht, policia qëllon në ajër me armë, arrestohet i shumëkërkuari

policia-tirane-furgonTension gjatë arrestimit të një shtetasi në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet. 

Policia e Tiranes ka organizuar një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari nga Lazarati.

Personi i kërkuar bëri rezistencë dhe goditi efektivët e policisë me grusht.

Policia qëlloi në ajër për të neutralizuar të kërkuarin Bako Buzheri nga Lazarati. Pas një ndjekje disa minutëshe dhe shkëmbim zjarri me policinë ai është arrestuar.

Buzheri rezulton të jetë i dënuar më parë, ndërkohë që me vete iu gjet edhe një sasi lënde narkotike. Priten të tjera detaje në vijim nga policia.