Lazaratasit kanosin me jetë policin e FNSH-së

lazarati-policia1Megjithëse forca të shumta policore vijojnë të qëdrojnë në brendësi të fshatit Lazarat, për të parandalur kultivimin e drogës dhe moslejuar riorganizimin e grupeve kriminale që veprojnë në këtë fshat,sërisht eksponentë kriminale që ende nuk janë vënë në pranga, vijojnë të shfaqen mjaft rrezikshëm në këtë zonë. Nga numra të paidentifikuar, ata kërcënojnë me jetën e tyre dhe të familjarëve, efektivët e FNSH që janë përqëndruar prej kohësh në Gjirokastër.

Njëri nga efektivët e FNSH së Fierit që është kërcënuar me jetë quhet Bashkim Meçaj, aktualisht me detyrë në repartin e FNSH në Fier. Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon disa dokumenta, që tregojnë se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia kanë nisur hetimet lidhur me këtë kërcënim me jetë. Nga dokumentacioni dhe mesazhet që personi kërcënues ka dërguar në numrin personal të efektivit Bashkim Meçaj, rezulton se kërcënimi lidhet me ndërhyrjen e policisë në Lazarat, operacion në të cilin ka qënë dhe efektivi Bashkim Meçaj.
 
Mësohet se aktualisht ky i fundit vijon të qëndrojë me shërbim brenda fshatit Lazarat. I kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com”, efektivi i kërcënuar nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështje,duke pohuar se ishte në detyrë dhe s’mund të komentonte asnjë gjë deri sa të flasë drejtësia.

Mesazhi kërcënues
Janë disa sms me përmbajtje kërcënuese dhe fyese që kanë mbëritur në telefonin e efektivit Meçaj. Në tekstin e njërit është shkruar: ”Ti ke qënë komandant në Lazarat na thanë shokët e tu neve, na ke shkatëruar mallin dhe na ke vjedhur. Ne të njohim dhe ta dimë shtëpinë dhe do të q…, farefisin do të degjenerojmë ty dhe familjen do të masakrojmë fëmijët.

Do e shoc car do të bëjmë”. Kjo është përmbajtja e vetëm njërit prej mesazheve kërcënuese, por ka dhe sms të tjera që janë administruar si prova materiale nga oficerët e policisë gjyqësohre. Sapo është njohur me përmbajtjen e këtyre mesazheve, efektivi i FNSH, ka tentuar të lidhet në telefon me personin që dërgoi meazhet kërcënuese. Fillimisht ai e ka marrë si një shaka mes kolegësh, por më pas kanë vijuar të mbërrinin dhe sms të tjera.

Sërisht efektivi i FNSH, ka kërkuar të bisedojë në telefon me kërcënuesin, por nuk ka mundur, për shkak se nga krahu tjetër nuk është përgjigjur askush. Nisur nga kjo situatë, Bashkim Meçaj i është drejtuar kolegëve të tij në Tiranë, duke kryer kallëzim penal për ngjarjen që i kishte ndodhur. Kallëzimi është administruar në polici dhe që prej muajit Tetor, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirjeve telefonike”.

Dekonspirimi
Hetimet për këtë çështje i janë besuar një prokurori dhe një Oficeri të Policisë Gjyqësore, në prokurorinë e kryeqytetit. Sipas burimeve pranë akuzës, ka rezultuar se mesazhet kërcënuese kanë mbërritur nga një numër i panjohur në telefonin e punës që efektivi i FNSH në Fier disponon. Për këtë ngjarje është marrë në pyetje, vetë i dëmtuari Bashkim Meçaj, i cili nga sa mësohet në dëshminë që ka dhënë në prokurori ka treguar se fillimisht në telefonin e punës, i ka mbëritur një telefonatë.

Pasi e ka hapur atë, i është përgjigjur disa herë por nga krahu tjetër askush nuk ka reaguar. Pas kësaj telefonata është mbyllur dhe se disa minuta më pas ka mbërritur mesazhi kërcënues me tekstin e cituar më sipër. Për këtë ngjarje prokurorët kanë ngritur dyshime se efektivi i FNSH, është dekonspiruar nga kolegët e tij, pasi dhe nga vetë teksti i sms, kërcënuesi shkruan se numrin e telefonit e kishin gjetur nga vetë kolegët e tij.

Mesazhi
”Ti ke qënë komandant në Lazarat na thanë shokët e tu neve, na ke shkatëruar mallin dhe na ke vjedhur. Ne të njohim dhe ta dimë shtëpinë dhe do të q…, farefisin do të degjenerojmë ty dhe familjen do të masakrojmë fëmijët. Do e shoc car do të bëjmë”

 
Operacioni Policia në maj,shkatëroi tonelata drogë në Lazarat
 
Në muajin Maj 2014 policia e Shtetit vuri në zbatim një nga operacionet më të vështirë, për të hyrë në fshatin Lazarat dhe shkatëruar fidanët e drogës. Mes reparteve policore që spikatën dhe që qëndruan në ballë të këtij operacioni ishin ato të FNSH dhe reparti special RENEA. Dhjetëra grupe të këtyre reparteve, mundën të hyjnë në fshat në disa drejtime, megjithëse herë pas herë u qëlluan me mitralozë, snajpera, kallashnikovë dhe deri tek kundërtanku.

Policia arriti të depërtojë në thellësi të fshatit duke shkatëruar mijëra rrënjë fidan dhe sekuestrojë qindra armë luftarake. Gjatë operacionin janë arrestuar dhjetëra persona. Aktualisht, disa grupe të FNSH, vijojnë të qëndrojnë në brendësi të fshatit Lazarat, me qëllim mos lejimin e riorganizimit të grupeve kriminale./shqiptarja.com

150509

Libohova Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *