Lazaratasit shpëtuan nga alergjitë e drogës

125797_3Mjekët në Lazarat thonë se deri para aksionit të policisë në qershor që zhduku kanabisin nga tokat e banorëve, të gjithë ata vuanin nga probleme të alergjisë.

Fatbardha Kekezi, e cila është dhe drejtoreshë e qendrës shëndetësore në këtë fshat, shprehet se kontakti me bimën narkotike shkaktonte shqetësimet kryesore në lëkurë. Të shpeshta ishin dhe alergjitë në rrugët e frymëmarrjes, nga era e marijuanës.