“Lazarati i veriut”, qëllohet helikopteri i policisë në operacionin antidrogë

helikopter-_Lazarat-520x340Policia e shtetit është hedhur ne aksion për asgjësimin e bimëve narkotike te mbjella ne veri te vendit. Prej dy ditësh, 160 efektive te policisë, 15 mjete dhe tre helikopterë jane përqendruar ne zonen e Dukagjinit, ne Shkodër, per identifikimin dhe shkatërrimin e parcelave te mbjella me kanabis sativa. Ky konsiderohet operacioni i dyte per nga rëndësia pas atij te zhvilluar ne Lazarat. Ne ditën e dyte te operacionit, policia është sulmuar me arme nga banoret.

Ne mesdite, nje helikopter i ushtrisë, i cili po transportonte forcat policore ne zonën e Pultit, është qëlluar me plumba. Sipas njoftimit zyrtar te policisë se shtetit nuk ka te lënduar dhe po punohet per kapjen e autoreve qe qëlluar mbi policinë. Aksioni antidroge ne zonën e Dukagjinit është përqendruar ne komunat Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Përfaqësues te policisë deklarojnë se operacioni do te vijoje deri ne asgjësimin e çdo sipërfaqeje te mbjelle me kanabis sativa. Gjate dy ditëve policia e shtetit, ne bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes se shpejte dhe ato Renea kane identifikuar ne zonën e Dukagjinit sipërfaqe te tera me lende narkotike dhe kane asgjësuar mbi 40 mije rrenje kanabis sativa. Aksione antidroge janë zhvilluar edhe ne jug te vendit, ne Vlore dhe Tepelene./Vizion Plus