Lazaratin e pushton heshtja 6 ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s [VIDEO]

LazaratiiiEdhe pse ne Lazarat kane mbetur vetem dy postoblloqe policie ne hyrje dhe ne dalje banoret qendrojne te mbylllur ne shtepite e tyre.  Qe prej se merkures kur u vra efektivi Ibrahim Basha lazaratasit rralle shihen te levizin neper fshat dhe jashte kameres thone se ndihen te trembur.   Nuk ka me te shtena. As forca te RENEA-s apo djem te FNSH qe levizin neper zone.

Por frika e banoreve nuk eshte larguar. Jeta nuk eshte me e njejte ne Lazarat, qe pas ngjarjes se mengjesit te se merkures dhe banoret i kane kufizuar levizjet ne rruget e fshatit. Ata qe kane mbetur aty nuk pranojne te flasin perballe kameras por thone se ndihen te trembur.   6 dite pas ngjarjes ku humbi jeten efektivi i Reneas aktualisht fshati gjendet totalisht i boshatisur . Familjet ne Lazarat jane larguar nga fshati duke u strehuar tek te afermit e tyre ne fshatin e Gjirokastres.
Nuk eshte me si disa dite me pare ku dhjetera makina policie e qindra efektive zbarkuan ne fshatin rebel pasi u sulmua me arme policia. Ng ate shtenat e grupit te zjarrit mbeti i vrare efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosen dy te tjere. 
Megjithate dy postoblloqe jane akoma te stacionuara ne hyrje dhe ne dalje te Lazaratit qe kontrollojne personat dhe mjetet qe qarkullojne neper territorin e fshatit.