Leja e zakonshme, ndërpritet për 10 ditë shërbimi në Zyrën e Gjendjes Civile të Libohovës

Certifikata-e-vdekjes-e-Elpiniqi-NdinitNëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, Bashkia Libohovë njofton se Zyra e Gjendjes Civile do të jetë e mbyllur nga data 26 gusht deri në datën 5 shtator 2014.

Në njoftim nuk jepen arsyet e mungesës së këtij shërbimi, ndërkohë që thuhet se për raste emergjente qytetarët mund t’i drejtohen Zyrës së Gjendjes Civile në Komunën Dropull i Sipërm, fshati Sofratikë. 

libohovaonline.com mëson se shkak për mbylljen e kësaj zyre është leja e zakonshme që nëpunësja do të marrë nga data 26 gusht deri në 5 shtator.