Lekë në këmbim të notës, arrestohet pedagogu Ismailati në Universitetin e Gjirokastrës (Foto)

Corruption-translates-to-global-angerOperacioni i koduar “Provimet e Vjeshtës” ka vënë në pranga pedagogun Hamid Ismailati në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, pasi akuzohet për korrupsion. Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ka prangosur Ismailatin në kushtet e flagrancës, me shumën 10 mijë lekë të reja, të cilat ia kishte marrë një studenteje në këmbim të notës kaluese.

Po kështu, sipas burimeve zyrtare nga policia, në momentin e arrestimit iu gjetën në portofol edhe një shumë prej 565 eurosh, si dhe 28.500 lekë të reja.

Hamid Ismailati ishte prej vitesh pedagog në degën e Infermierisë. Sipas policisë, goditja e këtij rasti është bërë me anë të metodave speciale të hetimit. Materialet i kanë kaluar në ngarkim prokurorisë së Gjirokastrës, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia e Gjirokastrës ka shpërndarë edhe fotot e lekëve që Ismailatit iu kapën në momentin e arrestimit.

6. (1)

5

4

3

2

Libohova Online