Lëvizje në Polici, shkarkohet drejtori i Gjirokastrës?

Që me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj ka qëndruar në heshtje. Asnjë deklaratë publike. Asnjë intervistë.

Njerëz të afërt pranë tij thonë se ministri kalon shumë kohë në zyrë.

Në tryezën e punës është një plan për lëvizje të fuqishme të drejtimin e policisë së shtetit; lëvizje, që bëhen me qëllimin për të rikthyer besimin te policia.

Lapsi.al shkruan se do të lëvizë edhe pjesën më të madhe të drejtorëve të policisë në qarqe, Jaeld Çelën që drejton policinë e Vlorës, Perlat Cullhaj që drejton policinë e Durrësit, Ermal Muçën që është në krye të drejtorisë së Policisë së Lezhës, Alban Çelën që drejton policinë e Shkodrës, Alfred Çepen që drejton policinë e Elbasanit, Aranit Arapin që mban postin e drejtorit të policisë së Gjirokastrës etj.

Nga kjo “furtunë” mendohet se do të shpëtojë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hado, si dhe drejtori i Pwrgjithshwm, Haki Çako.