Lëvizje në radhët e LSI-së në Gjirokastër, shkarkohet drejtori i spitalit

spitali-i-gjirokastresArmand Mamani nuk do të jetë me drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Atij i është komunikuar vendimi ditën e sotme, pa i dhënë arsyet përse po shkarkohet, edhe pse ka zëra që flasin për një kontroll të ushtruar nga Ministria e Shëndetësisë, ku janë konstatuar shkelje.

Megjithatë shkarkimi duket se ka të bëjë më shumë me lëvizje të brendshme në radhët e të emëruarve nga LSI-ja. Në vend të Mamanit është komanduar si drejtor spitali, mjeku kirurg Roland Karalli, i cili është gjithashtu kreu i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.

Një nga emrat e përfolur për të zëvendësuar Mamanin është Krenar Kulla, aktualisht drejtor i Tatitimeve. Ndërsa në krye të Tatimeve mund të emërohet Mehmet Cabeli. Ditët e fundit Armand Mamni është akuzuar nga Partia Demokratike Gjirokastër, për keqmenaxhim të spitalit dhe abuzime me detyrën.