Lëvizte pa liçensë, arrestohet një tjetër taksist në Gjirokastër

Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Sotir A., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në lagjen “Puntore”, Gjirokastër është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, i ka ofruar një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.