Libohova dhe Dropulli do të kenë stacion të vetin të shërbimit zjarrfikës

Shërbimi Zjarrfikës në Shqipëri, ka nisur të copëzohet jo për t’u shpërbërë, por për t’u instaluar pranë bashkive, si shërbim komunar i afërt e i shpejt me nevojat që lindin për institucionet shtetërore, shërbimet publike, për banorët dhe pasuritë e tyre, në raste ku rrezikohen, ose përfshihen nga zjarret që bien për shkaqe natyrore, të rrjetit elektrik, për shkaqe të qëllimshme dhe pakujdesie.

Këtë copëzim, pra këtë shpërndarje të shërbimit Zjarrfikës në dispozicion dhe juridiksion të bashkive e konfirmon VKM Nr. 294, datë 05. 04. 2017. Sa i përket qarkut Gjirokastër, sipas kësaj VKM-je përcaktohet se: Bashkia Libohovë, Bashkia Dropull dhe Bashkia Memaliaj do të pajisen me stacion zjarrfikës në vitin 2018.

Ndërsa në Bashkinë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, zjarrfikëset do vazhdojnë të jenë strukturë e Drejtorisë së Emergjencave Civile (Ministria e Brendshme).

/ Libohova Online/