Libohova e Dropulli nesër pa drita për 6 orë (Njoftimi OSHEE)

OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për ditën e nesërme për shkak të remontit që do të kryhet.

Njoftim për abonentët #Gjirokastër. Stakim, 17 korrik

Për shkak të remontit të planifikuar në linjën 35kV L30 – 82 Gjirokastra 2 – Grapsh, në datën 17 korrik gjatë intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Gjirokastër.

Sektori Nepravishtë, Drino, Labovë, Suhë, Ish Komunat Zagorie, Polican, Zona Reza e Zeze, Derviçan, Fshati Grapsh, Komunat Dropulli i Poshtem, Dropulli i Sipërm