Libohova në reformën territoriale

 Libohova në reformën territoriale

Osman Buzo

Osman Buzo
Osman Buzo

Nga Osman Buzo

Si libohovit shpreh shqetësimin  e ligjshëm për ardhmërinë e qytetit , pas ndarjes së re teritoriale, që ka ndërmarë shteti ynë. Mbështesim këtë nismë, për reduktimin e hallkave të pa mbarimta burokratike, që asfiksonin ekonominë  e brishtë  të shtetit tonë, por na dhemb, ideja  se do tjetërsohet  qyteti ynë i nderuar. Libohova e mbështetur në malin Bureto që dikur quhej mali i Pellazgut është një nga vend banimet me emër  në gjithë kohërat. I ndodhur në zemrën e “Kultures së Melanit” pranë qytetesh si, Antigonea, Adrianopoli, ai është dëshmitari i vetëm që ka parë lindjen dhe mbarimin e atyre qyteteve. Atje janë gjetur vare pagane prehistorike dhe  përvec kështjellës egzistuse  të kohës së Ali Pashë Tepelenës,  në lashtësi ishin dhe dy kështjella të tjera sot të rënuara; njera në Cuprel dhe tjetra  në Linua në vendin e quajtur Kalaja, (tek bostani i beut).

Vend nderi kanë edhe varrezat e bejlerëve dhe Shanishasë motrës së Ali Pashë Tepelenës të kërkuara prej turistëve. Sipas një legjende të ardhur nga historianët e lashtësisë, prej Libateonit me emrin” Argjir”, u ndërtua  edhe vetë Gjirokastra e cila daton me moshë  të re, ndaj Libohovës tonë. Ai është një vend shtetformues. Qytetërimi që është prodhuar nga ai vend është i dukshëm në të gjitha perandoritë, të lindjes dhe të përëndimit. Cështjes kombëtare ai vend i ka dhënë kulturë dhe gjak të pastër heronjsh  në cdo kohë.

Në kohën e Zogut ka qënë Nënprefekturë . Ai sot është rindërtuar, prezenca e fëmijve në shkolla dhe toka në këmbë të malit  me shumë burime, është një shpresë se ai vend do të ripopullohet. Bashkëjetesa  me minoritetin grek dhe  krahinat përrreth në organizimet e deritanishme shtetërore  ka qënë shëmbullor. Vendi  është i bekuar nga vetë perëndia, mbasi në afërsi, në Teqenë e Melanit, thuhet se ka egzistuar “ Dodona”e perëndive Pagane. Ai do të prodhojë për të arthmen  sic ka ndodhur në të shkuarën, kulturë, tolerancë dhe harmoni  fetare. Libohova të qëndrojë  Bashki  dhe të mos tjetërsohet. Kjo  kërkesë e ligjshme e imja si ish kryetar i shoqatës “Avni Rustemi “Gjirokastër le ti bashkohet asaj të komunitetit libohovit.

 

 

Libohova Online