Libohova se shpejti me dy xhami, nis ndertimi ne lagjen “Krakull”

 Libohova se shpejti me dy xhami, nis ndertimi ne lagjen “Krakull”

IMG_20140817_120626Ka rreth nje vit qe ne Libohove perdundoi ndertimi i nje xhamie te re ne lagjen “Teqe Mehalle” me financim te nje fondi kuvajtjan. Xhamia u ngrit mbi rrenojat e nje xhamie te vjeter. Nderkohe qe mbi rrenojat e nje tjeter xhamie te vjeter, ka nisur ndertimi i nje objekti te ri kulti per myslimanet.

Behet fjale per xhamine ne lagjen “Krakull”, fare prane vendit ku u cele shkolla e pare shqipe ne Libohove. Mesohet se kjo xhami po ringrihet me iniciativen private te Ali Cunit, banor i asaj lagje, i cili ka pasur nje prej te pareve te tij qe sherbente dikur si hoxhe ne ate xhami. Sic shihet ne foto, punimet jane ende ne fazen fillestare dhe nuk po perparojne me ritem te larte, ashtu sic ndodhi me xhamine ne lagjen “Teqe Mehalle”, per ndertimin e se ciles ishte angazhuar nje firme nga Shqiperia e mesme.

Nuk dihet se kur do te perfundoje ndertimi i ketij objekti te ri, por Libohova ne nje te ardhme te afert do te behet me dy xhami, ndoshta edhe me shtate sic ka qene dikur.

Libohova Online