Libohovë, aksion pastrimi në shtratin e lumit Drino (FOTO)

Në qarkun Gjirokastër në jug të vendit, ka nisur aksioni për pastrimin e mjedisit në kuadër javës “Pastrojmë Tokën që duam ” 16-22 prill 2018. Aksione pastrimi janë zhvilluar kryesisht në shtratin e lumit Drino, në të cilin depozitohen mbetje të ndryshme urbane dhe inerte. Aksionit i janë bashëngjitur dhe ushtarakët e Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes në Gjirokastër, punonjës të ndërmarrjeve të bashkive Gjirokaster, Libohovë e Dropull.