Libohovë, ndërpritet energjia elektrike te familjet që nuk paguanin

cezNdersa disa dite me pare pati nje aksion per nderprerjen e energjise elektrike te familjet debitore ne Lazarat, sot aksioni vijoi ne Libohove. Perfaqesues te Operatorit te Shperndarjes se Energjise (Ish-CEZ) kishin ardhur sot te familjet qe nuk paguanin energjine elektrike prej muajsh, madje edhe prej vitesh, duke nderprere lidhjet. Nderprerja u be ne disa familje ne lagje te ndryshme.

Ne Libohove debitoret jane shume te pakte ne numer, pasi historikisht arketimet e energjise elektrike kane qene mbi 90%. Ne jug te vendit, perjashtim ben Lazarati i cili pothuajse s’ka paguar kurre energji elektrike. Edhe ne rang kombetar, humbjet nga energjia elektrike mbeten serish te larta, ndersa pritet qe ne janar te kete rritje te cmimit te faturimit te kilovateve.

Libohova Online