Libohovë, ngordhja e deleve nga plasja në Bulo, flet çobani dhe veterineri (VIDEO)

Antraksi, ose plasja siç njihet ndryshe, një sëmundje që prek kafshët por edhe njerëzit duke u rrezikuar jetën është shfaqur në fshatin Bulo të Libohovës. 11 krerë bagëti të imta kanë ngordhur vetëm ditët e fundit vetëm një blegtori në zonë. Pas dyshimeve, ai njoftoi menjëherë specialistët duke ngritur alarmin për rikthimin e sëmundjes së rrezikshme.

Fermer: “Ngordhën 1, 2, 3 nuk e kuptova që ndodhi nga plasja. Pastaj njoftova doktorin, i cili erdhi i kontrolli dhe tha se dyshonte për plasje. Pas kësaj u dezinfektua stalla.”

Vatra e re e sëmundjes në qarkun e Gjirokastrës, ku ndër vite janë regjistruar disa raste të shfaqjes së Plasjes ka vënë në alarmin sektorin e veterinarisë të cilët kanë vaksinuar tufën dhe kanë asgjësuar kafshët e prekura.

Veterineri Jorgji Kuro: “Kemi marrë masa në asgjësimin e kafshëve të prekura dhe informimin e komunitetit për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje.”

Plasja ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e blegtorisë vitet e kaluara, ndërsa Gjirokastra njihet si një nga vatrat e sëmundjes infektive.

Në vitin 2016, një 56 vjeçar humbi jetën në Libohovë pasi u prek nga sëmundja që transmetohet nga kafshët tek njerëzit përmes kontaktit.