Libohovë, nis investimi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

kabell 5Në Libohovë ka nisur sot një investim i konsiderueshëm në rrjetin shpërndarjes së energjisë elektrike.

I gjithë rrjeti do të zëvendësohet me kabëll të ri, model “Abc”, për të ulur nivelin e humbjeve, si dhe për të rritur sigurinë në transmetimin e energjisë.

Investimi kryhet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sot mbërriti fillimisht kabëlli, ndërsa në ditët e ardhshme do të vijnë edhe shtyllat. Punimet parashikohet të zgjasin disa muaj, për shkak të shpërndarjes së madhe që ka Libohova.

|Libohova Online|

Kabell 2Kabell 4