Libohovë, rruga në zbritje e bllokuar për dy ditë

12227140_1225252067501808_8469257945921340844_nRruga zbritëse nga Libohova, segmeni nga rrapi deri te ish-reparti ushtarak është i bllokuar prej dy ditësh.

Bashkia Libohovë thotë se në këtë segment po kryhen punime nga Drejtoria Rajonale e Rrrugëve Gjirokastër, ndërsa kërkon mirëkuptim prej qytetarëve.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Rrugëve Gjirokastër ka nisur prej dy ditësh një ndërhyrje të pjesëshme në rrugën zbritëse të Libohovës, e cila është amortizuar ndër vite. Për shkak të këtyre punimeve rruga do të qëndrojë e bllokuar për të paktën edhe gjatë ditës së sotme.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve. Përkohësisht zbritja do të bëhet nga segmenti rrugor i dedikuar vetëm për ngjitje.

Lusim drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.