Libohovë, vështirësi në tërheqjen e pensioneve, shkak mungesa e dritave

pensionistet_per_here_te_dyte_Mungesa e energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve në Libohovë dhe zonat përreth, për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet, ka sjellë edhe një shqetësim më vete për pensionistet.

Ndonëse data sot shënon 6 shkurt, ata e kanë të pamundur të tërheqin pensionin në zyrat e Postës Shqiptare në Libohovë, pasi nëpunëset e kësaj zyre nuk kryejnë dot veprimet përkatëse në kushtet kur mungon energjia elektrike.

Pa drita, faturat elektronike nuk mund të përpilohen në sistemin kompjuterik dhe më pas të printohen, kështu që shumë pensionistë janë të detyruar të presin derisa të rikthehet energjia elektrike.

Problemi më i madh është për ata të moshuar që s’kanë të ardhura të tjera mujore dhe që mezi presin fundin e muajit për të blerë ushqime apo ilaçe. Qarku i Gjirokastrës është një nga 5 qarqet e vendit që u godit nga përmbytjet e këtyre ditëve. © libohovaonline.com