Ligji Antiduhan, 3 milionë lekë gjobë lokalit të familjarit të kryebashkiakes Zamira Rami

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka ndërmarrë fundjavën e shkuar një aksion në të gjithë vendin për të monitoruar zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, nga 529 inspektimet në rang vendi janë vendour 11 masa administrative për subjeketet që shkelin ligjin.

Sa i përket Gjirokastrës njoftohet se janë gjobitur me 3 milionë lekë të vjetra dy bar-kafe, që nuk respektonin ligjin Antiduhan. Bizneset e gjobitura janë

  1. Bar Kafe, person fizik G. Z. NIPT L3305601K
  2. Bar Kafe, person fizik A. R. NIPT L62918601V

Burime të ArgjiroLajm.net thonë më  tej se një prej këtyre dy gjobave është vendosur ndaj lokalit që ka në administrim një familjar i afërt i kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami.

Ndonëse nën zë thuhet shpesh, se pas këtij lokali të njohur në Gjirokastër është faktikisht vetë kryebashkiakja.

Por kjo s’mund të konfirmohet zyrtarisht. ISSH thotë se aksionet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, duke u shtrirë në njësi të tjera shërbimi dhe institucionet publike.

/ArgjiroLajm.net/