Ligji Antiduhan, gjobiten me 3 milionë lekë disa nga lokalet ‘Vip’ të Gjirokastrës

Zbatimi i ligjit antiduhan në Gjirokastër vazhdon të mbetet një problem. Por në të njëjtën kohë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nuk i kursen masat administrative ndaj subjekteve që e shkelin këtë ligj.

Burime të ArgjiroLajm.net thonë se një ditë më parë ky inspektoriat ka vendosur gjoba në disa  prej lokaleve të njohura të Gjirokastrës dhe më të frekuentuarat kryesisht nga rinia. Gjobat kapnin vlerën e 3 milionë lekëve të vjetra. Kontrollet nisën pas denoncimeve të mbërritura te ‘komisariati dixhital’ se në këto lokale po tymosej duhan në shkelje të hapur të ligjit.

Aksioni i ISSH u mbështet dhe nga Policia e Gjirokastrës. Pritet që të ashpërsohen masat kundër subjekteve që shkelin ligjin antiduhan, duke shkuar deri në mbyllje përfundimtare të aktivitetit.

Dy muaj më parë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër gjobiti për shkelje të ligjit antiduhan edhe lokalin në administrim të një të afërmi të kryebashkias Zamira Rami.

©ArgjiroLajm.net