Ligji i ri, dalin nga qarkullimi autobusët që kanë mbi 22 vjet

autobusNë Shqipëri qytetarët udhëtojnë me autobusë të vjetër mbi 22 vjeçar. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të transportit ndërqytetas, firmat duhet të ndërrojnë flotat e autobusëve çdo 5 vjet.

Këtë ndryshim të rëndësishëm e prezantoi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Integrimit.

Reforma në transportin ndërqytetas është ende në fazën e projektligjit i cili ka nisur të diskutohet në komisionet kuvendore për tu miratuar më tej në Parlament.

“Kapaciteti i autobusëve sot është 62%, janë 1058 autobusë në sistem të regjistruar dhe prej tyre punojnë 810. 40 % e tyre janë të një prodhimi mbi 22 vite, vetëm 12 % janë e moshës 15 vjet. Ndërhyrje tjetër do të jetë vetë plani i rinovimit të flotës, duke patur parasysh dhe duke respektuar maksimalisht kapacitetet e operatorëve të ri, tashmë të kërkuar sipas propozimit të ri, dhe mundësinë për rinovimin e flotave, ku është vendosur një kalendar 5 vjeçar”, tha Haxhinasto.

Sipas ministrit, do të përgjysmohen edhe linjat e autobusëve, pasi janë dysfish më shumë se sa nevoja e qytetarëve.